BotaLajme

Arrestimi i ish-kryeprokurorit të Malit të Zi, Basha: Tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrestin Radoiçiqit

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka komentuar arrestimin e ish-kryeprokurorit special të Malit të Zi, Millivoje Katniq.

Basha në një postim në Facebook, ka shkruar se prokurorët nuk janë të shenjtë, e as nuk amnistohen nga kritika.

Deputeti i LVV-së ka shtuar se tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrestin Radoiçiqit.

Postimi i plotë:

Mali i Zi në bashkëpunim me Interpolin e arreston ish-kryeprokurorin special, Millivoje Katniq, i cili poashtu ishte edhe zyrtar i lartë i policisë!

Tek ne prokurorët i kanë tërheq fletëarrest Radojçiçit! Ka prej tyre që kanë punu me shpallë Lëvizjen organizatë terroriste! Ka prej tyre që ju shërbejnë grupeve të interesit, gjithmonë në dëm të shtetit!

Prokurorët nuk janë të shenjtë as nuk amnistohen nga kritika, sepse qytetarët siç kërkojnë punë e mirëqenie, ata gjithashtu meritojnë edhe drejtësi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close