KulturëLajmeMaqedoni

Arlind Huseini njeriu që e ngriti në nivelin më të lartë shtëpinë e kulturës në Tetovë, emërohet sekretar shtetërorë në ministrinë e kulturës së RMV-së

Pas një pune të jashtëzakonshme në menaxhimin me shtëpinë e kulturës në Tetovës dhe pas një organizimi të pa parë ndonjëher të këtij institucioni, drejtorit të deritanishëm Arlin Huseini është besuar detyra e sekretarit shtetërorë në ministrinë e kulturës, duke zëvendësuar kështu artistin nga Tetova, Valmir Aziri i cili  është emëruar drejtor në Stamboll, shkruan Top24

Gjatë mandatit të tij si drejtor i qendrës për kulturë në Tetovë, Huseini e rikonstruoi tërësisht duke krijuar kushte shumë më të mira, rekonstruoi kulmin e qendrës për kulturë i cili nuk ishte prekur nga asnjë investim që nga koha e ish socializmit.por angazhimi i tij nuk u fokusua vetëm në këtë sferë ai për herë të parë këtë qendër e ktheu me të verëtetë në një qendër të kulturës Tetovare duke sjellur në Tetovë një nga ikonat e skenës si Elina Dunin dhe shumë manifestime të ndryshme që Tetovës ia kthyen dinjitetin si vatër e kulturës.

Arlind Huseini tani do të jetë një pozitë të re ate të sekretarit shtetërorë në Ministrinë e Kulturës sfidë kjo që i është besuar për të vazhduar me intensitetin e filluar nga qendra për kulturë në Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close