LajmeShowbiz

Arjola Demiri feston ditëlindjen, gjesti i Monika Lubonjës i la të gjithë “pa fjalë” (VIDEO)

Dy aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ishin ndër banoret më të bujshme të “Big Brother VIP” të cilat u bënë edhe mike mjaft të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Jeta e tyre profesionale dhe personale u vu në qendër të vëmendjes dhe aktoret ndanë mjaft histori nga jeta private që nuk diheshin për publikun. Por pas daljes nga reality shoë-t miqësia e tyre u kris, thumbat në intervista dhe rrjete sociale nuk kishin të ndalur.

Por vetëm për ditëlindjen e Arjola Demirit, Monika na ka zbuluar se marrdhëniet mes tyre janë rregulluar duke i bërë një urim në Instagram.

“U bëfsh edhe 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat suksese kudo dhe sa më bukur kalofsh sot”, shprehet Monika, video të cilën e ka shpërndarë edhe Arjola./albeu.com/

Related Articles

Back to top button
Close
Close