
Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha ka dalë në mbështetje të pronarit të Top24.mk.
“ Revanshizmi politik nuk është zgjidhje, është dobësi.
Sot mësova për veprimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, i cili me urdhër ka ndërruar vendin e punës të punonjësit administrativ Ylber Jahiu, një djalë i ri që ka zgjedhur të mos ikë jashtë, por të qëndrojë në vendlindje dhe të punojë me dinjitet duke punuar edhe si gazetar dhe pronar i portalit Top24.mk.
Ky vendim nuk është rastësi. Është një formë e qartë presioni politik, që tenton të ndëshkojë fjalën e lirë dhe guximin e një gazetari.
Ylberi është zëri i shumë të rinjve që duan të qëndrojnë, të jetojnë dhe të kontribuojnë në këtë vend. Të ndëshkosh dikë vetëm pse nuk hesht – është frikë, jo forcë. Kështu veprojnë vetëm ata që janë para humbjes.



