LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha: Nga 25 shtatori rregullat anti-covid nuk vlejnë për qytetarët që hyjnë në shtet nga pika kufitare në Stenjë

Arjanit Hoxha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rregullat anti-covid të cilat momentalisht janë në fuqi nuk do të vlejnë për qytetarët të cilët hyjnë në shtet nga pika kufitare e Stenjës.

“Në seancën e sotme të Qeverisë u soll vendim që duke nisur nga data 25 Shtator deri më 1 Nëntor të gjithë qytetarët që do hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare në Stenjë (Komuna e Resnjës) do jenë të liruar nga respektimi i masave anti-covid të cilat janë në fuqi për momentin. Me këtë vendim do lehtësojmë lëvizjen e lirë gjatë periudhës së vjeljes së mollëve në rajonin e Prespës.
Uroj që ky sezon i vjeljes së mollëve të jetë i bereqetshëm dhe i suksesshëm.” Shkruan Hoxha, përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close