MaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha i përgjigjet Grubit: Na e ofruat komunën e Tetovës, vetëm të mos bëjmë koalicion me ASH-në

Shkup, 29 tetor – Vetëm disa orë para përfundimit të fushatës, Artan Grubi ka publikuar në Facebook një deklarim ku pretendon se Bilall Kasami dhe Arianit Hoxha kanë shkuar në kabinetin e tij ku kanë kërkuar mbështetje për Tetovën dhe Zhelinën.

“Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën erdhën në ministrinë për sistem politik në Shkup, në kabinetin tim, me kërkesën e tyre, që ta takojnë z Ali Ahmeti për ta kërkuar mbështetjen e tij për Tetovën dhe Zhelinën.

Këto takime nuk janë armiqësore dhe nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe midis partive tona politike, këtë e presin qytetarë tanë.

Fundja, po deshën dëshmi elektronike nga ky takim gati dy orësh, ua mundësojmë lehtësisht dhe menjëherë”, ka shkruar Grubi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Sekretarit të Lëvizjes Besa, njëherit ministër i Bujqësisë , Arjanit Hoxha.

Sipas tij si pjesë e kabinetit qeveritar takohen rregullisht me kolegët ministra.

“Po është e vërtetë se jemi takuar me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin për të treguar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen BESA dhe nevojën që BDI të ketë respekt për Lëvizjen BESA si partner koalicioni dhe mos të përdorë metodat manipuluese pasi që mund të vendos në pikëpyetje koalicionin qeverisës.

Po aq e vërtetë është se Artan Grubi më datë 26 Tetor në prezencë të disa kolegëve ministra me tha se u shpejtuam me koalicionin me ASH sepse ata ishin të gatshëm të na ofrojnë Komunën e Tetovës në këmbim të Zhelinës dhe Ministrinë të Bujqësisë. Kështu që ai duhet të tregojë se sa pazare të këtij lloji ka bërë me tjerët?

Për komunat dhe votat vendosin qytetarët dhe jo zyrat partiake po si duket z.Grubi ende nuk e ka kuptuar seriozisht rolin dhe rëndësinë e pozicionit të tij politik.

Popullorçe kësaj i thonë: Grubit i ka rënë sharra në gozhdë pasi që nuk gjeti partner për të manipuluar ai në të kaluarën me disa.”, shkruan Hoxha

Related Articles

Back to top button
Close
Close