LajmeShowbiz

Arioni i BBVK dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e “O Sa Mirë”

Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Arioni, është rikthyer në vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, për një rol që shumë fansa nuk e dinin se ai e kishte realizuar në të kaluarën.

Në këtë platformë, është shpërndarë një klip nga paraqitja e tij në episodin 101 të serialit të njohur vendor “O Sa Mirë”.

Para se të bëhej i njohur si reper, duket se Arioni ka pasur një eksperiencë në botën e aktrimit, ku ka luajtur një rol dytësor në këtë serial shumë të dashur për publikun.

Një detaj interesant është se në të njëjtin episod, i ftuar special ka qenë një nga figurat më të rëndësishme politike në Kosovë, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo i shton rëndësi paraqitjes së Arionit në një projekt të madh kulturor dhe televiziv të kohës.

Arion, a je ti?

 

Ky rikujtim ka ngjallur diskutime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për talentin dhe përpjekjet e tij të mëhershme artistike.

Ndërkohë, shumë nga ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” janë shprehur të mahnitur nga fakti se Arioni ka pasur një përvojë të tillë para se të futej në industrinë muzikore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close