LajmeMaqedoniTopLajm

Arianit Xhaferi nga EcoGuerilla: Fajin e ka edhe Teuta Arifi dhe Bilall Kasami

Faji i Teuta Arifit (dhe administratave të kaluara) për vërshimet që ndodhin në Tetovë saherë që na godet një stuhi shiu nuk mund të mohohet. Në të njëjtën kohë, një pjesë të fajit e ka dhe administrata aktuale që s’ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar gjendjen e krijuar, sepse duke u nisur që nga kryetari (Bilall Kasami) deri tek të gjithë të tjerët me rradhë, të gjithë kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Tetovë në raste të stuhive të tilla të shiut… Kjo është koha e duhur dhe ky është momenti kur duhet reflektuar dhe të mësojmë nga mësimet, dhe duke nisur nga mëngjesi i nesërm duhet rregullisht të pastrohen e të mirëmbahen ato pak kanalizime që kemi, të zgjerohet rrjeti atje ku s’ka, e të përmirësohen gabimet aty ku janë identifikuar.
Çfarëdolloj vërshimi nga stuhi të këtilla nga nesër e tutje do i faturohen vetëm administratës aktuale të komunës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close