EkonomiLajme

Ari del nga niveli më i ulët në 9 muaj – Vazhdon presioni nga rritja e interesave të borxhit në SHBA

Çmimi i arit është rritur në sesionin e së Enjtes, duke u rimëkëmbur nga niveli më i ulët në 9 muaj që preku në tregtinë e kaluar, ndërkohë që interesat e borxhit amerikan po  frenojnë metalin e çmuar.

Norma spot e arit u rrit me 0.5% në 1,719.21 dollarë për onz, pasi kishte rënë në nivelin më të ulët që prej 9 Qershorit, në 1,701 ditën e Mërkurë.  Analistët thonë se rritja është e natyrës teknike, pasi kushtet e tregut sugjerojnë një rënie për arin.  Rritja e yieldeve të thesarit në SHBA kanë frenuar metalin e çmuar, pasi rrisin koston oportune të mbajtjes së arit, që nuk ofron një normë të interesit.

Dollari është rritur gjithashtu kundër valutave rivale, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja. Investitorët po presin fjalimin e kryetarit të FED, Jerome Powell, mbi rritjen e shpejtë të interesave. Senati në SHBA vonoi debatin mbi paketën e shpëtimit ndaj Covid-19 prej 1.9 trilionë dollarë.

Mbështetja nga flusket drejt fondeve të listuara në bursë (ETF), që ka qenë një nxitës kryesor për çmimet, ra gjithashtu. Zotërimet tek fondi i listuar në bursë që ndjek arin, më i madh në botë, SPDR Gold Trust, ranë në nivelin më të ulët që prej Majit 2020.

Klevis Llaha – SCAN

Related Articles

Back to top button
Close
Close