
Argjentina është skuadra e radhës që ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluarve që do të shkojnë në Botëerorin e kësaj vere për të mbrojtur titullin e fituar përpara 4 vitesh në Katar.
Ashtu siç pritej Lionel Messi do të jetë pjesë e skuadrës Albiceleste për të marrë pjesën në botërorin e 6 dhe e fundit në karrierën e tij. Këtë radhë kapiteni shkon me misionin për të drejtuar skuadrën në mbrojtjen e titullit më prestigjioz.
Në listën e publikuar nga Lionel Scaloni bie në sy lënia jashtë e 9 futbollistëvë që triumfuan në Botërorin e 2022; Armani, Juan Foyth, Germán Pezzella, Marcos Acuña, Papu Gómez, Guido Rodríguez, Dybala, Di María dhe Correa. Po kështu trajneri i skuadrës kampione të botës la jashtë edhe 18 vjeçarin Franco Mastantuono për vetë faktin se ai nuk është aktivizuar shumë me Realin e Madridit.
Lista e futbollistëve të grumbulluar të Argjentinës
Portierë:Dibu Martínez (Aston Villa), Gerónimo Rulli (Olympique Marseille), Juan Musso (Atlético Madrid)
Mbrojtës: Cristian Romero (Tottenham), Otamendi (Benfica), Nahuel Molina (Atlético Madrid), Nicolás Tagliafico (Ajax), Gonzalo Montiel (River Plate), Leonardo Balerdi (Olympique Marseille), Lisandro Martínez (Manchester United), Facundo Medina (Olympique Marseille)
Mesfushorë: Enzo Fernández (Chelsea), Rodrigo de Paul (Inter Miami), Alexis Mac Allister (Liverpool), Leandro Paredes (Boca Jr), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Valentín Barco (Estrasburgo), Giovani Lo Celso (Real Betis).
Sulmues: Lionel Messi (Inter Miami), Julián Álvarez (Atlético Madrid), Lautaro Martínez (Inter), José Manuel López (Palmeiras), Nico González (Atlético Madrid), Thiago Almada (Atlético Madrid), Giuliano Simeone (Atlético Madrid), Nico Paz (Como).



