LajmeSport

Arda Guler ka vendosur të largohet nga Real Madridi, ai dëshiron të luajë më shumë!!

Futbollisti turk Arda Güler thuhet se ka vendosur të largohet nga Real Madrid dhe të kalojë në formë huazimi në një klub ku do të luajë rregullisht sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari nuk po luan për Carlo Ancelottin dhe nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm.

Carlo Ancelotti e lavdëron vazhdimisht në media. Ai tregon se i duhet durim, por futbollisti turk 19-vjeçar nuk është më aty. Gazetari spanjoll Ramon Alvarez de Mon pretendon se Arda u tha drejtuesve të klubit dhe trajnerit Carlo Ancelotti se dëshiron të largohet nga klubi.

“Arda Güler ka informuar Real Madridin se dëshiron të largohet nga klubi. Carlo Ancelotti nuk ka asgjë kundër largimit të tij nga ekipi sezonin e ardhshëm. Ne presim vendimin e klubit”, tha Alvarez de Mon.

Futbollisti i ri erdhi verën e kaluar nga Fenerbahce për 20 milionë euro. Dëmtimet e penguan atë të afirmohej në fillim të karrierës së tij në Madrid, dhe ai bëri debutimin e tij zyrtar për klubin vetëm në fillim të këtij viti.

Ancelotti nuk i dha atij shumë mundësi për të luajtur.

Ai u shfaq vetëm pesë herë në kampionat dhe grumbulloi 30 minuta të mjerueshme në fushë. Ai gjithsesi arriti të shënonte një gol. Dyshohet se për Arda kanë shfaqur interesim klubet spanjolle Real Sociedad, Mallorca dhe Las Palmas dhe situata me xhonturqin është ndjekur nga afër nga Borussia Dortmund dhe Milan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close