LajmeMaqedoniTopLajm

Visar Palloshi:”Bilall nuk je as për deputet dhe as për “menaxhues” komune me një fjalë Bilall nuk ja vLen”

Bilalli vazhdon ti mashtrojë Tetovarët
Të nderuar qytetarë,
Të nderuara media,
Fillimisht Bilall Kasami duhet ta qartesojë me veten dhe pastaj edhe me opinionin, se a do të mbetet menaxhues i komunës së Tetovës apo do të bëhet deputet.
Bilall, nga paaftësia jote për tu perballur me problemet e përditshme që i hasin Tetovarët dhe nga mosmpermbushja e premtimeve të tua parazgjedhore për zgjedhjet komunale, Tetova asnjëherë nuk ka qenë kaq keq sikur sot. Tetova Qytet me dy Universitete, Ti bilall e ke katandisur si mos më keq.

Bilalli fillimisht ishte deputet nga radhët e LSDM, pastaj u bë kryetar komune ku të gjithë e dijmë si u bë dhe me ndihmën e kujt.
Kurse tani është bindur se nuk mund të ballafaqohet me problemet e komunës së Tetoves dhe tenton që përsëri të bëhet deputet edhe pse nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e menaxhuesit të komunës për tu bëre deputet. Bilall a nuk është ky një mashtrim dhe manipulim me Tetovarët??
Bilall Tetovareve duhet tu japish pergjigje:
– Rrugët me gropa Billall kjo nuk është Europa!
– Tetova e ngulfatur me mbeturina – Billall kjo nuk është Europa!
– Premtove parkim pa pagesë dhe parkingje në kate – por i rrite çmimet e parkingjeve për 33 %
– Përse nuk e bëre sheshin si Dubai at që e premtove por përsëri nuk e realizove – Bilall kjo nuk është as Dubai e as Europa

Ti Bilall jë herë me njërin krah e herë me krahun tjetër të palës maqedonase, por asnjëherë nuk ke qenë me Shqiptarët.
Bilall nuk je as për deputet dhe as për “menaxhues” komune me një fjalë Bilall nuk ja vLen.
I ftojmë Tetovarët që me votën e tyre masive për Frontin Europian me numër 4, këto Bilallat ti largojmë nga skena Politike.
Press konferencë- Visar Palloshi, anëtar këshilli në komunën e Tetovës
02.05.2024

Related Articles

Back to top button
Close
Close