LajmeRajon

Arbërie Nagavci deklarohet rreth mundësisë për të qenë kryeparlamentare

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është deklaruar rreth përgjigjes që mund t’i jep kjo parti kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kërkesën e tij që takimi midis tyre të zhvillohet të premten, njofton Insajderi.

E pyetur për këtë takim, Nagavci pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti dhe Osmani do të shqyrtojnë fillimisht agjendat që të vendosin a mund ta takojnë Abdixhikun të premten.

“Do të shqyrtojnë agjendat e tyre, e di që ju ka nevojitur kohë që të diskutojë dhe ti diskutojnë çështjet e brendshme, a do të jetë e premtja varet nga z.Kurti dhe zonja Osmani. Nuk ka asnjë arsye për vonesa, seanca do të mbahet edhe votimi i Qeverisë bëhet shumë shpejtë sepse VV i ka votat. Është me rëndësi që institucionet të konsitutohen sa më parë”, ka thënë ajo.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk është takuar dje në Kuvend me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d së presidentes, Vjosa Osmanin.

Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së ai i ka dërguar nga një letër Kurtit e Osmanit duke kërkuar që takimi të mbahet të premten, për çka nuk ka marrë ende përgjigje. /Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close