LajmeMaqedoni

Arbër Ademi uron 28 Nëntorin: Qofshim të bashkuar në çdo sfidë e në çdo festë, përgjithmonë

Nënkryetari i Bashkimit Demoktarik për Integrim  Arbër Ademi përmes një postimi ka uruar 113 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin ditën e flamurit duke shënuar se duhet të jemi të bashkuar në çdo sfidë e në çdo festë, përgjithmonë shkruan Top24

Arbër Ademi

Të nderuar bashkëkombës,

Urime Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë!

113 vjetori i këtij akti madhor shtetformues na kujton se liria, gjuha, identiteti dhe simbolet tona kombëtare mbrohen e forcohen çdo ditë, me punë, me përgjegjësi dhe me përkushtim të përbashkët.

Na kujton rrugën e lavdishme të brezave që sakrifikuan për liri, identitet dhe dinjitet kombëtar.

Qofshim të bashkuar në çdo sfidë e në çdo festë, përgjithmonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close