
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar deputetët e VLEN se ende nuk e kanë nënshkruar iniciativën për rezolutën e UÇK-së duke pyetur më tej se a ju duhet leje edhe për këtë gjë nga shefi tyre.
Ndryshe rezoluta për pjestarët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë nuk kaloi sot në komision pasi deputetët maqedonas nuk morrën pjesë.



