LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Ndaj qëndrimin e BDI-së lidhur me këtë çështje, pra BDI respekton vendimin e DASH

Në Daily Click në TV21, për zhvillimet e fundit brenda BDI-së, flasim me nënkryetarin Arbër Ademin. I pyetur se a do të përjashtohet Grubi nga partia pas vendimit të Departamentit të Shtetit ku në listën e zezë është i përfshirë Artan Grubi, Ademi në Daily Click tha se ndan qëndrimin e partisë dhe respekton vendimin e Departamentit të Shtetit. Ndërkaq, mes tjerash theksoi se aktivitetet do të vazhdojnë nga tenda.

TV21: A do të përjashtohet nga partia, a ka marrë BDI një vendim për z.Grubi se si do të vazhdoj më tutje?

Arbër Ademi: Ndaj qëndrimin e BDI-së lidhur me këtë çështje, pra BDI respekton vendimin e DASH. Ne mbetemi të përkushtuar në partneritetin tonë strategjik që e kemi si komb nëpërgjithësi, por edhe si parti politike e cila është krijuar në saje të sakrficës shumë dekadëshe të kombit shqiptarë, për ta avancuar më tej këtë partneritet strategjik. Vendimi është bërë publik mbrëmë vonë, ndërsa ne aktivitete tona për kauzën tonë vazhdojnë nga tenda”, tha mes tjerash nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Kujtojmë se disa muaj më parë në listën e zezë amerikane u përfshi edhe kryetar i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko.

Related Articles

Back to top button
Close
Close