LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të gjykatës Kushtetuese lidhur me “SafeCity” duke shënuar se ata kanë paralajmëruar me kohë që kjo gjykatë është shndërruar në një mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit, shkruan Top24

 “Kryetari i këtij institucioni parapolitik, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin: Për “Safe City”, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht! Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet.
Me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit.
Poashtu, edhe një herë, dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk u mbivotuan si në vitet e nëntëdhjeta.
Çfarë të themi më shumë?! Ata që thonin “rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët”, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq!” shkruan Ademi përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close