
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi njëherit edhe nënkryetar i kësaj partie në press konferencën e sotme ku paraqiti analizën e rezultatit të zgjedhjeve ka potencuar se fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE-së.
Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe në një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it.
Prandaj, në mënyrën më korrekte dhe më transparente, ne e urojmë VMRO-DPMNE-në për këtë rezultat zgjedhor, sepse realisht ajo është fituese në këto komuna.
VLEN nuk ka arritur të fitojë shumicën e votës shqiptare në asnjë nga këto komuna.
As për kryetar, as për këshill.
Roli i vetëm i VLEN në këto zgjedhje ka qenë ti shërbejë synimeve të VMRO DPMNE-së.



