
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi gjatë press konferencls së sotme në selinë BDI-së në Shkup ka theksuar se fituesi i këtyre zgjedhjeve është VMRO-DPMNE.
Sipas Ademit, ajo ka arritur të marrë nën kontroll një numër të konsiderueshëm komunash me shumicë shqiptare nëpërmjet votës së elektoratit të vet, ndërsa VLEN i ka shërbyer këtij operacioni elektoral duke dëmtuar rëndë demokracinë dhe organizimin politik të shqiptarëve në vend.
VLEN nuk ka fituar shumicën e votës shqiptare në asnjë nga këto komuna.


