LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Dy inspektorët e inspektoratit të gjuhëve janë heronjtë e ditës, ata i dhanë leksion Flikovit

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi ka përgëzuar inspektorët e inspektoratit për zbatimin e gjuhëve të cilët i shqiptuan vërejtje ministrit Flikov për shkak të mos lejimit të mbajtjes së provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe, shkruan Top24

Heronjtë e ditës janë dy inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.
Ata thanë se ligji për gjuhët është i qartë, është lex specialis, ndërsa provimi i jurisprudencës nuk është test për kontroll të njohurive gjuhësore, gjëra në të cilat ne nuk kemi dyshuar aspak që nga fillimi.
Tash çfarë duhet të bëjnë zyrtarët e Qeverisë që na i fyen intelegjencën me interpretime absurde e të çmendura. Ndërsa VLEN, le të vazhdojnë me gjumin e tyre gati 2-vjeçar. Është bë boll. Madje e kan tepru me këtë turpërim të paprecedent që po na i servojnë. A Avokati i Popullit aq di. Sa di, aq edhe flet. Turp!

Related Articles

Back to top button
Close
Close