
Arben Taravari, ka realizuar një takim zyrtar në qytetin e Pogradecit me kryetarin e Bashkisë, z. Ilir Xhakolli.
“Sot në Pogradec, qyteti që pasqyron kulturën, historinë dhe potencialin turistik të Shqipërisë juglindore, kishim nderin të zhvillojmë një takim me kryetarin e Bashkisë, z. Ilir Xhakolli,” ka deklaruar Taravari pas takimit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan tema me interes të ndërsjellë, përfshirë shkëmbimin e përvojave mes komunave, bashkëpunimin ndërkufitar, si dhe mundësitë për thellimin e lidhjeve kulturore dhe turistike.
Ky takim vjen si pjesë e angazhimit të Taravarit për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet qyteteve shqiptare në rajon dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes institucioneve vendore. shkruan Top24










