
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka bërë një postim këtë mbrëmje për zgjedhjet në Gostivar, njofton Top24
Thotë se me kandidatin e AKI-së në Gostivar, Valbon Limani po bëhet një lojë qesharake, e cila nisi me deklarimet se po ka, se jo s’ka census në Gostivar.
Taravari dërgon akuza për lista të papastruara, ku individ të vdekur ende kanë të drejtë vote, ndërkaq paralajmëron se edhe përskaj pengesave nga pushteti, Valbon Limani do të jetë kryetar komune dhe Gostivari bastion në Pollog.
“Me kryetarin e Komunës së Gostivarit, mikun tim dhe djalin e mrekullueshëm Valbon Limani, po bëhet një lojë qesharake.
Megjithëse Valboni fitoi me një shumicë të padiskutueshme filluan të luajnë me censusin.
Një orë i thonin “u kalua censusi” e pas një ore i thonin “prit se s’jemi të sigurtë”…
Valboni nuk dinte t’i gëzohej fitores apo jo!
Me lista të papastruara nga ata që kanë ndërruar jetë dhe ndaj nuk mund të votojnë, kapja e censusit u bë një mision i pamundur!
Ankimuam qendra votimi, na refezuan dhe dihej. Kemi të drejtë ta çojmë më lart ankesën por as do të lodhemi.
Duan raund të dytë në Gostivar?
S’ka problem! Mirë se të vijnë 100 herë sepse 100 herë të mbahen zgjedhje 100 herë Valbon Limani do të shpallet Kryetar i Komunës së Gostivarit!
Këtë e ka vendosur populli i këtij vendi!
Megjithëse dikush kohët e fundit e ka quajtur Gostivarin të parëndësishëm…duhet ta dijë se është bastion në Pollog dhe do ja dëgjoni emrin gjatë!!!”, tha Taravari.



