LajmeMaqedoniTopLajm

Arben Taravari nënkryetar i ASH-së, shpallet konkurs për kryetarët e degëve

Kryesia e partisë mbrëmë (09.05.2022) mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit. Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari.

Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhshme të kryesisë.Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASh-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj.”Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASh-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, tha kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në një deklaratë për media pas mbledhjes.

Në konferencën për media kryetari Ziadin Sela shpalosi qëndrimet partiake edhe mbi zhvillimet e fundit të cilat po ashtu u diskutuan në mbledhjen e djeshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close