LajmeMaqedoni

Arben Llalla: Artan Grubi në gjyq: Përballje juridike apo betejë politike?

Sot nis gjykimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili akuzohet për keqpërdorime.

Megjithatë, përtej akuzave juridike, ky proces ngre edhe pikëpyetje politike. Nga mënyra se si është zhvilluar debati publik, lind përshtypja se ndaj Grubit nuk po gjykohet vetëm një ish-zyrtar, por edhe një figurë politike që ka mbrojtur publikisht qëndrime për çështje kombëtare dhe politike.

Unë besoj se Artan Grubi do të përballet me procesin me vendosmëri dhe do të përpiqet ta rrëzojë akuzën nëse ajo nuk mbështetet me prova të qëndrueshme. Në fund, drejtësia duhet të vendosë mbi bazën e fakteve dhe provave, jo mbi bindjet apo interesat politike.

Nëse ai arrin ta kapërcejë këtë përballje gjyqësore, që unë vërtet besoj se do dali fitimtar, nuk do të ishte çudi që Artan Grubi të rikthehej fuqishëm në politikë. Ai është mësuar të lëvizë në ujëra të trazuara dhe të përballet me situata të vështira politike.

Më kujtohet në vitet 2010, kur protestonim së bashku në kufirin greko-shqiptar për çështjen çame. Në atë kohë, shumë të tjerë në Maqedoninë e Veriut as nuk e dinin se çfarë ishte çështja çame. Grubi ishte ndër ata që e njihnin dhe e artikulonin atë çështje në një kohë kur ajo ende nuk kishte marrë vëmendjen që meritonte në hapësirën politike shqiptare.

Sot, ai përballet me një tjetër betejë, këtë herë në sallën e gjyqit. Koha do të tregojë nëse ky proces do të mbetet një çështje thjesht juridike apo do të marrë edhe dimensione më të gjera politike.

Një gjë është e sigurt: verdikti duhet të vijë nga drejtësia dhe provat, ndërsa përgjegjësia politike duhet të gjykohet nga qytetarët dhe historia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close