
Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 78 vjetorin e Arbër Xhaferit duke e vlerësuar ate si një nga personalitetet më të ndritura të kombit tonë, shkruan Top24
I përjetshëm është kujtimi për Arbën Xhaferin, një nga personalitetet më të ndritura të kombit tonë.
Ai, me vizionin e tij, nuk e shihte politikën si garë për protagonizëm, por si projekt emancipues dhe transformues.
Në një kohë kur politika ndërtohej kryesisht mbi emocione, ai solli një gjuhë të re, gjuhën e analizës së thellë dhe të racionalitetit.
Sot, në 78-vjetorin e lindjes së tij, nuk kujtojmë thjesht një politikan. Arbni ishte ideator. Ishte mendimtar. Si i tillë, ai mbetet i pazëvendësueshëm. Mendimi i tij vazhdon të jetë udhërrëfyes për këdo që e kupton politikën si mjet për transformim shoqëror, barazi dhe përparim.




