LajmeMaqedoniTopLajm

Arbana Pasholli pjesëmarrëse në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës në Washington D.C.

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, do të marrë pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës që mbahet më 13-14 shtator në Washington D.C., nën kujdesin e Presidentit Trump dhe liderëve evropianë. Pasholli shpreh mirënjohjen e saj për organizatorët dhe për Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli për ftesën, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, njofton Top24.

Deputetja gjithashtu falënderon Ylli Pajan për angazhimin e tij të pakursyer, i cili ka kontribuar që përfaqësimi i saj në samit të jetë sa më i denjë dhe me ndikim. Pjesëmarrja e Pashollit synon të theksojë rolin e qytetarëve dhe institucioneve në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i Arbana Pashollit:

Është nder i veçantë për mua të marr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës në Washington D.C., më 13-14 Shtator, nën kujdesin e Presidentit Trump dhe liderëve evropianë.
Shpreh mirënjohjen time për organizatorët dhe Prof. Dr. Gabriele Pao-Pei Andreoli, për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje kaq domethënëse.
Një falënderim i posaçëm për Ylli Paja për angazhimin e tij të pakursyer, që e bën këtë përfaqësim edhe më të denjë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close