LajmeMaqedoniTopLajm

Apasiev mesazh partive politike shqiptare

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend, si dhe refuzimin e tij nga partitë shqiptare.

Në një postim në Facebook, ai i ka ftuar Aleancën, Alternativën dhe Besën që siç thotë, “ta shfrytëzojnë mundësinë për ta dërguar BDI-në në opozitë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe Besës nuk e shfrytëzojnë mundësinë historike për ta vënë BDI-në në opozitë të enjten, atëherë në zgjedhjet e ardhshme (kurdo që të jenë) ata do të shkelen nga BDI si një bretkocë dhe nuk do të rikuperohen kurrë. BDI-ja nga pozita e pushtetit do të fitojë 18 deputetë, e ata maksimumi 9. Prandaj, mendje në kokë – emocionet mënjanë dhe shihemi në seancë. Sepse politika është SHAH”, ka shkruar Apasiev.

Ndryshe, sot deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, tha se nuk do të votojë iniciativën për votëbesimin e Qeverisë, për shkak se siç tha “nuk dëshiron të jetë në një anë me partinë ‘E Majta’ dhe deputetët e saj

Related Articles

Back to top button
Close
Close