LajmeMaqedoniShendeti

Aparat për pastrimin e ajrit në Klinikën për stomatologji të fëmijëve donacion nga Malta

Ambasadori i Rendit ushtarak sovran të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ekselenca e Tij, Françesko Saverio Xhuisti dhuroi aparat për pastrim dhe dezinfektim të ajrit në Klinikëpn për stomatologji preventive dhe të fëmijëve pranë Institucionit shëndetësor publik Qendra universitare stomatologjike klinike Shën Pantelejmon Shkup.

Ky donacion, siç kumtoi Ambasada e Maltës, është me iniciativë të bashkëshortes së presidentit Elizabeta Gjorgievska, e cila u kujdes që iniciativa e këtillë të finalizohet në bashkëpunim aktiv me Ambasadën e Rendit ushtarak sovran të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ceremonia për donacionin e aparatit u mbajt në hapësirat e Qendrës universitare stomatologjike klinike, në prani të Elizabeta Gjorgievskës dhe drejtorit Dr. spec. Arian Daci.

Donacioni paraqet gjest konkret dhe të rëndësishëm në qëllime humanitare dhe solidaritet, në mbështetje të gjeneratave të reja të cilat janë e ardhmja e vendit.

Sipas traditës 100-vjeçare të Rendit të Maltës, ambasada e Rendit ushtarak sovran të Maltës në Shkup, paralajmëron mbajtje të iniciativave të ngjashme humanitare në të të ardhmen, me qëllim që të ndihmohen të varfrit dhe personat me nevoja të posaçme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close