LajmeMaqedoniTopLajm

ANTARI I ANTIKORUPSIONIT BAJRAMI NË “ENTER”: JEMI ATY KU JEMI PASI POLITIKA I KA FUTUAR HUNDËR KAHMOS

Kemi qenë aq të mbingarkuar sa që deri tani unë jam i kënaqur pasi nuk jemi dorëzuar para presioneve, nuk ka ndikim dhe nuk mund të depërtimi i tillë. Jemi 7 persona dhe menjëherë hetohet se nëse ka diçka të tillë. Unë jam përbetuar prej fillimit që do ta bëj përnjehrë transparente pa asnjë dyshim. Atë e dinë të gjithë. Dhe shumë e thjeshtë. Nuk durohet më. Turp është. Edhe jemi këtu ku jemi se ashtu i duket dikujt. Jemi aty ku jemi se politika i ka futur hundës kahmos edhe nuk e liron sistemin të merr frymë. Nuk e lejon që tu jep shpresë njerëzve të cilët të presin të angazhohen, të profesionalizohen më tej. Nuk mund të presësh dikush nuk e di se çfarë bën, të magjistron të doktoron prit dhe nuk ka. Kanë krijuar klientelë, njerëz të varur, i kanë bërë shumë shërbime. Nga ana tjetër me sistemin arsimor të kësaj natyre pikëpyetje kush mund të vlerësonte objektivisht dijen e fituar, me notim brenda për brenda administratës në mënyrë selektive tendencioze revanshiste, me punësime familjare, gjithkund shohim nëpër ndërrmarje të madhaja publike kanë punësuar kënd kanë mbërritë. Dhe vijmë në situatë pastaj dikush duhet ende të presë. Sa? Edhe sa? Duhet të më pret mua të sheh kopalla edhe 5 vjet? Prandaj nëse tërhiqet politika dhe ndërtojmë sistemi ai do të jetë rezistent. Nëse nuk e ndërtojmë një administratë shtetërorë ndaj imponimeve, ndikimit politik dhe revanshizmave kurr nuk do të ketë as progres dhe nuk do të ketë as reformë”, ka deklaruar Bajrami në emisionin “Enter”. /SHENJA.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close