LajmeRajonTopLajm

Anijet Ruse afrohen ujrave Italiane dhe Shqiptare, Kriza e Ukrainës vjen në mesdhe, OKB kërcnim për Evropën

Kriza e Ukrainës duket se po zhvendoset në Mesdhe, teksa një flotë anijesh ruse i është afruar aeroplanmbajtëses amerikane “Harry Truman” e vendosur në ujërat italiane dhe ato shqiptare. Anijet ruse gati kanë filluar të kalonin kanalin sicilian dhe në total janë gjashtë anije, të afta të zbarkojnë tanke dhe këmbësori në bregdet.

ANIJET RUSEE

Anijet janë nisur më 15 janar dhe i gjithë lundrimi i tyre është ndjekur nga marina e NATO-s, të cilët ndërroheshin për të mos humbur nga sytë kontingjentin ushtarak.

Ato e kanë parë me shqetësim afërsinë ekstreme të dislokimit rus ndaj forcave detare amerikane, të cilat po kryejnë stërvitje në brigjet e Kalabrisë dhe ujërat shqiptare.

Nga ana e shtabit Mbrojtës theksohet se “Formacioni i anijeve është duke kaluar transit në ujërat ndërkombëtare dhe nuk cenon sovranitetin e shteteve bregdetare. NATO ka ndjekur lundrimin e grupit detar që nga nisja e tij, e cila u zhvillua në mes të janarit nga portet e Severomorsk (Flota Veriore) dhe Baltijsk (Flota Baltike), dhe do të vazhdojë të monitorojë transitin e tij. As forcat e NATO-s dhe as formacioni detar rus s‘kanë ndërmarrë veprime që mund të përshkallëzojë situatën”, shkruajnë mediat italiane.

Pozicioni i marinës ruse, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në Detin Mesdhe deri më 30.01.2022
Pozicioni i marinës ruse, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara në Detin Mesdhe deri më 30.01.2022

Rreth 2 javë më parë kryeministri Edi Rama vizitoi nga afër aeroplanmbajtësen “Harry Truman” e cila po lundron në ujërat shqiptare dhe ato italiane, në kuadër të stërvitjes amerikane në Mesdhe.
Aeroplanmbajtësja “Harry Truman”, duhet të kalonte në Lindjen e Mesme përmes kanalit të Suezit, por plani ndryshoi për shkak të tensionit në rritje në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo shoqërohet nga një numër i madh të anijesh dhe avionësh.

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Evropë dhe Mesdhe kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë Forcat ushtarake amerikane që operojnë në Evropë njoftuan se do të ngrenë shtabin e tyre pararojë në Shqipëri, si një bazë për operacionet speciale.

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT NË OKB PËR KRIZËN E UKRAINËS

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka hedhur poshtë kërkesën e Moskës për të bllokuar diskutimin mbi situatën në kufirin me Ukrainën. Dhjetë anëtarë votuan pro mbledhjes, tre abstenuan dhe Kina votoi kundër.

“Nuk mund të presim dhe të mos bëjmë asgjë”, tha përfaqësuesja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, në fjalimin e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Veprimet e Rusisë nuk janë vetëm një kërcënim për Ukrainën, por për Evropën dhe rendin ndërkombëtar. Këshilli i Sigurimit u krijua pikërisht për të trajtuar emergjencat si ato që po ndodhin tani, për të adresuar jo vetëm konfliktet ndërkohë që ato janë në vazhdim, por edhe për t’i parandaluar ato. Prandaj takimi i sotëm është vendimtar”, theksoi ajo.

KËRCËNIMI NDAJ EVROPËS

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, kërkon që qeveria gjermane të marrë “masa të forta” në rast të një agresioni të ri rus kundër Ukrainës. “Nuk duhet të ketë dyshim se Gjermania mbron ligjin ndërkombëtar,” i tha ai transmetuesit Welt. “Nëse Kremlini shkel kufijtë, dhe me këtë nënkuptoj si ato territoriale, ashtu edhe ato ligjore dhe politike, Moska duhet ta dijë qartë se ne jemi të gatshëm të marrim masa të rrepta. Lideri i Partisë Liberale Gjermane – një anëtar i koalicionit qeverisës – tha se ai ishte “plotësisht në favor gjetjes së një rruge të bashkëpunimit me Rusinë, popullin e madh rus dhe traditën e tij meritojnë respekt, por liderët e saj, liderët e Rusisë, njerëzit duhet të respektojnë rregullat në Evropë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close