LajmeMaqedoniTopLajm

Angellov: Distancimi i Ahmetit nga Dardhishta për çdo lëvdatë

Në vitin 2001 si polic i forcave speciale ka marrë pjesë në konfliktin luftarak me UÇK-në e atëhershme, të Ali Ahmetit. Më vonë Stojançe Angellov u kyç në procesin e pajtimit në mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve dhe në mesin e veteranëve të luftës të të dyja palëve.

Puna e tij dhe e politikanëve që angazhohen për demokratizim të vendit si “një shoqëri për të gjithë” lehtë mund të përmbyset me kërcënime me luftë, si ajo e Shkodrane Dardhishtës.

“Posaçërisht në mënyrë negative pasqyrohet te të rinjtë, derisa ajo rri ulur në karriken komode të Telekomit me pagë shumë të lartë. Retorika e saj mund t’i ndezë të rinjtë, mund të tërheqë menjëherë edhe deklarata të tjera, pastaj të merret përgjigje nga pala tjetër dhe çështja të shkojë në drejtim të padëshiruar,” tha Angellov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close