LajmeMaqedoni

Angel Karapetrov nga VMRO-DPMNE: Nuk do të ndryshohet asnjë emër në Tetovë

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DMPNE-së në Tetovë, Angell Karapetrov është shprehur se nuk do të ketë ndryshim të emrave në Tetovë. Reagimi i Karapetrovit vjen pas ngritjes së iniciativës për ndryshimin e emrave të shkollave dhe rrugëve të cilat mbajnë emra që nga koha e komunizmit, shkruan Top24

“Jo nuk do të ndryshohet asnjë emër, si parti kemi për qëllim të japim kontribut për përmirësimin e jetës së të rinjëve, nuk do të kthehemi mbrapa, të paktën sa jam unë këshilltarë, në këtë shumicë nuk do të ketë” tha Karapetrov për Top24

Ndryshe në Tetovë shumë shkolla fillore dhe të mesme mbajnë emra që nga koha e komunizmit sidhe disa rrugë në qytet ende mbajnë emra nga e kaluara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close