LajmeSport

Ancelotti: Të respektojmë rivalët

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor, me Meksikën që do të përballet ndaj Afrikës së Jugut në stadiumin Azteca, impianti ikonik i finaleve të 1970 dhe 1986.

Një vëmendje e madhe do të jetë edhe te pesë herë fituesit e Kupës së Botës, Brazili, që do të luajnë kundër Marokut, gjysmëfinalistët e vitit 2022, si edhe ndaj Haitit dhe Skocisë.

Trajneri i verdhejeshilëve, Carlo Ancelotti, dha përshtypjet e para për shortin:“Grupi është shumë i vështirë. Maroku po ecën mirë dhe bëri shumë mirë në Kupën e Botës të kaluar. Skocia ka një ekip solid, fizikisht të fortë. Ata kanë luajtur mirë në dy ndeshjet e tyre të mëparshme dhe e meritojnë të jenë këtu. Kështu që ne duhet të respektojmë kundërshtarin dhe të përgatitemi siç duhet për ndeshjet e fazës së grupeve”, tha Ancelotti.

Tekniku i Skocisë, Steve Clarke tha se është kënaqësi e madhe për vendin e tij të jetë në këtë kompeticion dhe se nuk do të ketë rivalë nga ekipet e tjera evropiane.

Kombëtarja skoceze siguroi një vend në botëror për herë të parë që nga viti 1998.

Related Articles

Back to top button
Close
Close