
Portalet në gjuhën maqedonase kanë informuar se në përfundimin e sipër janë përgatitjet për formimin e partisë së re poliitke. Sipas këtyre informatave, emri i partisë së re do të jetë “Për Maqedoninë tonë” (Za nasha Makedonija). Në prapaskenë të pësaj partie do të jetë ish presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski me të gjitha strukturat e tij. Burime të mirëinformuara kanë thënë për mediat se Cërvenkovski dhe ekii i tij veçmë kanë filluar kontakte me figura të rëndësishme, e në mesin e tyre është edhe një ish kryetari i komunës së Ohrit.
Sipas gjitha gjasave, lider i partisë “Për Maqedoninë tonë” do të jetë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, Dimitrievski u largua nga LSDM duke garuar si kandidat i pavarur në zgjedhje, zgjedhje në të cilat fitoi duke i shkaktuar LSDM-së një ndër humbjet e rralla në këtë komunë.
“Za nasha Makedonija”, provokim për Greqinë?
Para disa ditëve, pikërisht Dimitrievski paralajmëroi se me përkrahësit e tij do të formojë lëvizje qytetare, sipas shembullit të lëvizjes “Për Kumanovën tonë”, e cila u themelua para zgjedhjeve lokale dhe se në zgjedhjet parlamenetare do të dalë me propozime të veta dhe ofertë të “politikave të pranueshme reale” me të cilat dod të vendoset rend, shteti ligjor dhe propseritet në shtet, me theks tek zhvillimi ekonomik dhe shteti ligjor.
“Do të bëjmë kthesë në shoqëri, politika të jetë në funksion të qytetarit, kurse në raport me Bullgarinë do të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, kur ky vend do t’ia mendojë të mirën Maqedonisë”, ka premtuar Dimitrievski. Edhe pse Lëvizjen e re e ka paralajmëruar si Lëvizje me orientim të majtë dhe politika të qendrës lidhur me çështjet kombëtare të vendit është e qartë që në fillim se Dimitrievski do të “shënjestrojë” edhe elektoratin e djathtë maqedonas.
Kjo vërehet tek emri, që do të mbajë partia, por edhe tek qëndrimi ndaj Bullgarisë. Nëse vërtetë partia do të përmbajë emrin “Për Maqedoninë tonë”, ky do të jetë emër provokues për Greqinë dhe ndoshta edhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, shkruan Zhurnal. E me qëndrimin “me Bullgarinë do të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, kur ky vend do t’ia mendojë të mirën Maqedonisë”. Që nënkupton se “Bullgaria për momentin nuk ia don të mirën Maqedonisë”, është e qartë se do të provokohet edhe fqinji lindor. Botërisht dihet se pretendimi i sërishëm ndaj emrit “Maqedoni”, qëndrimi i ashpër ndaj Bullgarisë, bashkë me qëndrim të ashpër ndaj shqiptarëve, sjellin pikë politike për çdo subjekt jo vetëm tek majtistët ekstremë maqedonas, por ndoshta edhe më tepër tek djathtistët ekstremë . Duket se kryetari i Kumanovës dëshiron të prekë pikërisht këtë sentimet tek votueist ndaj të cilëve do të ketë pretendimie për t’i përfituar në Lëvizjen, apo partinë e tij të re, çka do që të jetë ajo.
Njëkohësisht nuk i fsheh edhe pretendimet ndaj trupit tradicional votues të LSDM-së, një trup që kryesisht i takon qendrës së majtë. “Asnjëherë nuk kam thënë asgjë negative për partinë time LSDM-në, por do të potencoj se njerëzit që për momentin e udhëheqin dhe e menaxhojnë LSDM janë larg vlerave socialdemokrate dhe partinë e kanë shndërruar në një lloj kompanie private”, ka thënë Dimitrievski, duke hedhur rrjetin për të “peshkuar” sa më shumë votues socialdemokratë në mbarë vendin, diçka që veçmë ka arritur ta bëjë me sukses dhe në masë të madhe në Kumanovë. Një gjë të tillë mund të bëjë në mënyrë edhe më të suksesshme nëse vërtet partisë në paralajmërim i bashkangjitet edhe ish presidenti Cërvenkovski, figurë që ende gëzon respekt tek anëtarësia e LSDM-së.
Në reagimin e tij të parë ndaj këtyre informacioneve, Dimitrievski në një farë mënyre ka qenë neutral, duke thënë se nuk ka biseduar me ish presidentin Cërvenkovski në këtë temë, por njëkohësisht duke theksuar respektin e madh që ka ndaj tij. Dimitrievski nuk është figura e parë politike që kohën e fundit ka paralajmëruar parti të re te kampi politik maqedonas, që po përballet me këtë “epidemi”, pak kohë pasi atë e kaloi kampi politik shqiptar.
Kahm mesi i shtatorit mediat raportuan se edhe kryetarja aktuale e Shkupit, Danella Arsovska, ka filluar zyrtarisht me grumbullimin e nënshkrimeve për themelimin e partisë së re.
Siç u paralajmërua, partia e saj do ta ketë emrin “Drejtësia” (Pravda), kurse selia e partisë do të jetë në rrugën “Gjorçe Petrov nr.49”, adresë në të cilën gjenden selitë e kompanive të bashëpunëtorit të saj më të afërt nën hije, Dragan Matkovski. Kush do të jetë pjesë e partisë së saj, nëse formohet, ende nuk dihet. Por një gjë është e sigurt se bashkë me të do të jetë dora e djathtë e saj, sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, si dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt nën hije, Mitkovski, për të cilin Fokus shkruante se është i afërt me babain e saj, Vanço Jovanovski. Ata edhe deri tani i mbetën në mesin e bashkëpunëtorëve më të afërt, edhe pse që kur Arsovska mori postin mrenda një kohe të shkurtër u grind edhe me “vmroistat”, por sipas informatave të mediumeve nuk ka bashkëpunim të mirë as me një pjesë të punësuarëve në Qytetin e Shkupit.
Kur u kandidua për kryetare të Shkupit, Arsovska ishte e panjohur për opinionin, E vetmja gjë që dihej për të ishte se vjen nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), që e ka udhëhequr me vite.
Megjithatë, për një kohë të shkurtër filluan të dalin në shesh bizneset dhe pasuria e babait të saj, për të cilën mediumet shkruajnë tani dy vite me radhë. Por Arsovska u gjend edhe në mesin e një skandali tjetër, të zbuluar nga mediat. Vitin e kaluar ajo është ftuar në stacion policor në bisedë informative për veturën e djegur të drejtoreshës ekzekutive të Lidhjes së Odave Ekonomike. Rasti ka arritur deri tek prokuroria publike.
LSDM reflekton, sërish bashkë Kovaçevski, Zaevi, Spasovski e Shekerinska
Paralajmërimi për aktivizim të Dimitrievskit, me ose pa përkrahjen e Branko Cërvenkovskit, ndoshta është shkaku që po vërehen reflektime të reja në Lidhjen Sociale Demokrate të Maqedonisë, ku janë bë bashkë garnitura e parafundit dhe e fundit e kësaj partie.
Në ekipin e sapoformuar strategjik të LSDM-së, lideri i partisë Dimitar Kovaçevski ka ulur javën e kaluar në të njëjtën tavolinë ish kryeministrin dhe kryetarin partiak Zoran Zaev, Mile Zeçeviqin, Oliver Spasovskin, në kohën kur qarkullonin informacione dhe pohime të shumta për dallime dhe mosmarrëveshje të mëdha në LSDM, në radhë të parë në mes të tanishëm dhe të dikurshëm. udhëheqja e partisë.
Siç thonë burime të larta partiake, ideja për krijimin e një organi të tillë partiak ka qenë shumë kohë më parë. Në këtë ekip do të jetë edhe ish zv/kryetarja e partisë Radmila Shekerinska, së bashku me disa zyrtarë të kryesisë aktuale – Sanja Llukarevska, Stefan Bogoev, Andrej Petrov, Fatmir Bytyqi.
Ndryshe, Shekerinska ishte nënkryetare e LSDM-së pasi Zaev u bë kryetar partie në vitin 2013, por në vitin 2021 vendosi të largohej, duke shprehur mospajtime me mënyrën e qeverisjes së LSDM-së, e cila, siç tha ajo, nuk ka mësuar nga disa gabime. Me ndryshimet e lidershipit pas zgjedhjeve lokale të po atij viti, kur Kovaçevski u bë kryetar i ri i partisë dhe kryeministër, Sheqerinska u zgjodh nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë me propozim të LSDM-së.



