
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e “kapi një grip”.
Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljevic i tha Euronews Serbia të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës me këshillën e mjekëve.
Fjalimi i paralajmëruar i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg- një hap drejt tregut të përbashkët të BE”, i cili fillon sot në Novi Sad, gjithashtu u anulua.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të arrijë në Serbi këtë pasdite si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor, ku sipas njoftimit ajo duhet të takohet me Presidentin Vuçiç.



