LajmeMaqedoniTopLajm

AMS: Një shtëpinë Maqedoni është siguruar në shumë 3.2 milionë euro

Shuma më e madhe që mund të paguhet për dëmet në pronën e siguruar të një personi fizik është 198 milionë denarë (3.2 milion euro). Bëhet fjalë për një shtëpi – pronë e paluajtshme në pronësi të një personi fizik. Shoqëritë e sigurimeve kanë mbi 128.000 kontrata aktive me persona fizikë për sigurimin e pasurive të paluajtshme, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për gjysmën e parë të këtij viti.

Në sektorin korporativ, mbulimin më të madh për dëmet në pronë e ka një kompani e madhe nga sektori elektroenergjetik. Mbulimi maksimal që kompania mund të arkëtojë për këtë kontratë është 77.65 miliardë denarë (1.26 miliardë euro). Sektori korporativ, deri më 30 qershor të këtij viti, ka pasur mbi 32.000 kontrata të sigurimit të pronës.

Në klasën e sigurimit nga aksidentet, shuma maksimale e siguruar që mund të paguhet nga kontratat aktive, është 4.26 miliardë denarë (69.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një policë të sigurimit kolektiv për më shumë se 8.500 punonjës. Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka pasur 628.000 kontrata aktive të sigurimeve.

Në klasën e sigurimeve shëndetësore private, shuma maksimale e siguruar për kontratë aktive të sigurimeve është 142.9 milionë denarë (2.3 milionë euro). Bëhet fjalë për një sigurim kolektiv kundër sëmundjeve të rënda të pothuajse 800 punonjësve në një institucion shëndetësor. Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka mbi 12.000 polica sigurimi që ofrojnë sigurim shëndetësor privat për më shumë se 38.000 persona.

Mbulimi më i madh për sigurimin kasko të automjeteve mbulon një shumë deri në 2.5 miliardë denarë (41 milionë euro). Polica është në pronësi të një kompanie të transportit publik . Në këtë klasë sigurimi në fund të qershorit ka pasur 50,000 kontrata të sigurimit kasko të automjeteve motorike.

Polica më e vlefshme e transportit të mallrave (karko) mbulon dëmet deri në shumën prej 3.4 miliardë denarësh (5.6 milionë euro), e cila siguron të gjitha dërgesat që do të realizohen në periudhën për të cilën është e vlefshme kontrata e sigurimit.

Në rastin e sigurimit ligjërisht të detyrueshëm të përgjegjësisë motorike, polica më e madhe me një shumë maksimale të siguruar mbulon dëmet deri në 93.4 milionë denarë (1.5 milionë euro). Kjo policë është në pronësi të një kompanie që transporton materiale shpërthyese dhe është e siguruar nga dëmet materiale dhe jomateriale. Në këtë klasë sigurimi, deri më më 30 qershor ka pasur mbi 611.000 polica sigurimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close