LajmeMaqedoniTopLajm

Amir Elezi falenderon kolegët e spitalit klinik në Tetovë, Ishte kenaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë

Drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Amir Elezi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka falenderuar stafin e qendrës klinike në Tetovë duke shënuar se “Ishte kenaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë” duke bërë të ditur që po largohet nga kjo detyrë, shkruan Top24

Të nderuar miq, bashkëpunëtor, mjek dhe punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ishte kenaqësi të punoja bashkë me ju çdo ditë, ndonjëherë edhe pas orarit të punës me qëllim që sukseset që po i lejmë pas të kenë gjurmë të përbashkëta dhe e konsideroj të përmbyllur në mënyrë dinjitoze misionin tim.
Nuk po i numëroj gjithë ato punë që janë bërë, sepse unë përmbushem dhe uroj që vetëm të jemi bërë shkas të zgjidhim hallin e një pacienti duke i shërbyer.
Dua të falenderoj kryetarin Afrim Gashi dhe gjithë bashkëpunëtorët në Alternativa që kishin besim në mua dhe ekipin tim.
Sot është dita kur ju them lamtumirë, por mendoj që lamtumirat nuk janë dhe aq të këndshme, kështuqë ju them mirë u takofshim!
I juaji, D-r Amir Elezi

Related Articles

Back to top button
Close
Close