LajmeMaqedoniTopLajm

Amdi Bajram, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të rrejshme për vdekjen e tij

Lideri i romëve në Maqedoninë e Veriut, Amdi Bajram, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale për gjoja vdekjen e tij.

Ai thotë se është gjallë e shëndosh, dhe se qëndron në shtabin e tij zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bajram shprehet se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë publikuar një lajm të tillë, por se është i mësuar me gjëra të këtilla, duke shtuar se kjo ndodh për shkak të vlerës që ka, prandaj ehde i vijnë goditje të tilla të ulëta.

Në bisedën telefonike me javoren “Fokus”, lideri i romëve shprehet se vetëm në RMV ndodh që dikush të del dhe ta përgënjeshtrojë vdekjen e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close