LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasadorja Galloway viziton Komunën e Gostivarit, siguron mbështetje me projekte edhe gjatë këtij mandati

Ambasadorja e Mbretëisë së Bashkuar në vendin tonë, Rachel Galloway e ka vizituar Komunën e Gostivarit, me ç’rast ka zhvilluar takim me kryetarin, Arben Taravari.

Në takim është biseduar për mundësinë e tërheqjes së investimeve të huaja, ndërsa Galloway ka siguruar mbështetje me projekte edhe gjatë këtij mandati.

“Sot, në hapësirat e Komunës së Gostivarit, mirëprita ambasadoren e Mbretëisë së Bashkuar në vendin tonë, Shkëlqësinë e saj znj. Rachel Galloëay.
Ambasadorja Galloëay na uroi për zgjedhjet e zhvilluara lokale në Gostivar dhe biseduam për mbështetjen edhe gjatë këtij mandati të Mbretërisë së Bashkuar përmes projekteve dhe fushave të ardhshme të bashkëpunimit. Diskutuam edhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe gjendjen aktuale të komunës, çka është realizuar dhe cilat janë planet për të ardhmen.
Takimet dypalëshe kanë një rëndësi të madhe dhe miqësia me partnerët strategjik do të mbetet e parndryshuar për komunën tonë!”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close