MaqedoniTopLajm

Ambasadorja amerikane vizitoi kreun e Bashkësisë Fetare Islame

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Kate Marie Byrnes ka vizituar Kryetarin e Bashkësisë Fetarel Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e këtij institucioni fetar në Shkup. Në komunikatën e lëshuar pas takimit nënvizohet se ambasadorja e SHBA-ve, znj. Kate Marie Byrnes fillimisht ka uruar Reisul Ulemanë Fetai në krye të BFI-së, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në drejtimin e BFI në të ardhmen.

Ambasadorja dha vlerësime shumë të larta për ecurinë e punëve në Bashkësinë Fetare Islame dhe qëndrimet e Reis Ulemasë për çështjet aktuale.

Nga ana tjetër, Kryetari i BFI, e falënderoi mysafiren e çmuar për vizitën e lartë, përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë që ka BFI nga Ambasada Amerikane si dhe për urimet e bashkëngjitura me dëshira të sinqerta, për një udhëheqje sa më të mirë, të drejtë, efikase dhe frytdhënëse.
Kryetari i BFI-së H. Hfz Shaqir ef. Fetai, gjithashtu e njoftoi Ekselencën e saj Kate Marie Byrnes me organizimin dhe funksionimin e BFI-së në këtë periudhë si dhe për planet dhe projektet që do të ndërmerren në të ardhmen nga institucioni më i lartë fetar Islam në vendin tonë
.

Në fund të takimit Reisi H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi i dhuroi Ekselencës së saj znj. Kate Marie Byrnes një pikturë të Xhamisë së Pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë, pasiqë Ambasada Amerikanë ka dhënë kontribut të madh në restaurimin e kësaj xhamie me vlerë të madhe kulturore dhe historike”, thuhet në komunikatën e BFI-së.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close