
Ministreja për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë sot fillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut duke u shoqëruar nga ambasdori shqiptarë shkëlqesia e tij Denion Meidani, shkruan Top24
Midani e ka shoqëruar ministren Spiropali në takimin me zonjat deputete shqiptare në kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku ishte një moment dialogu dhe reflektimi mbi rolin e faktorit shqiptar, pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe përgjegjësinë e përbashkët për ta çuar përpara agjendën europiane të vendit.
Mirësevjen në Shkup, Elisa! 
Në nisje të vizitës zyrtare, pata kënaqësinë të shoqëroj Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme në takimin e parë me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Përtej përkatësive politike, një moment dialogu dhe reflektimi mbi rolin e faktorit shqiptar, pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe përgjegjësinë e përbashkët për ta çuar përpara agjendën europiane të vendit.
Një fillim i mirë, me energji pozitive dhe fokus të qartë. 




