
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim portistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët u kthyen nga Kampionati Europian me medalje dhe rezultate që na bëjnë krenarë, shkruan Top24
Kënaqësi të mirëprisja sportistët dhe trajnerët e Klubit të Mundjes “Shkupi”, të cilët u kthyen nga Kampionati Europian me medalje dhe rezultate që na bëjnë krenarë. 

Pas çdo medaljeje ka orë të gjata stërvitjeje, disiplinë, sakrificë dhe besim te vetja. Pikërisht këto vlera i bëjnë kampionët.
Urime për suksesin e arritur dhe shumë suksese të tjera në arenën ndërkombëtare. Shkupi, sporti shqiptar dhe i gjithë vendi kanë arsye të jenë krenarë!





