LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasadori Meidani: Ishte kënaqësi të pres zëvendës ministren Kaltrina Zekolli

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesia e tij Denion Meidani përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se ka pritur në Tiranë zëvendësministren Kaltrina Zekolli si paneliste në diskutimet mbi dimensionin gjeopolitik të Korridorit VIII, shkruan Top24

“Kontribute të tilla jo vetëm konfirmojnë qëndrueshmërinë e vullnetit politik por e pasurojnë debatin dhe e vendosin Korridorin VIII në një kontekst më të gjerë gjeopolitik e zhvillimor” shkruan ambasadori Meidani.

“Kënaqësi të mirëpresim zv/Ministren. Kaltrina Zekolli Shaqiri në Tiranë si paneliste në diskutimet mbi dimensionin gjeopolitik të Korridorit VIII. 🤝
Diskutimet theksuan rëndësinë e këtij korridori jo vetëm si projekt infrastrukture, por si një bosht strategjik që ndërlidh rajonin, forcon bashkëpunimin dhe krijon perspektivë të re ekonomike e politike.
Kontribute të tilla jo vetëm konfirmojnë qëndrueshmërinë e vullnetit politik por e pasurojnë debatin dhe e vendosin Korridorin VIII në një kontekst më të gjerë gjeopolitik e zhvillimor. ✨

Related Articles

Back to top button
Close
Close