
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve shqiptarë që po prisnin në kufirin e Bllatës për të hyrë në Shqipëri, ku shumë prej tyre kanë për qëllim ndeshjen e kombtares apo Shqipëri-Serbi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasadori Meidani ka falënderuar Policinë e Shtetit të Shqipërisë për bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë në normalizimin e situatës së krijuar për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Maqedonia.
Ky veprim është vlerësuar gjerësisht nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe opinioni publik si një shembull i ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë që duhet të tregojnë përfaqësuesit diplomatik në momente të rëndësishme për qytetarët në veçanti për shqiptarët.



