LajmeRajonTopLajm

Ambasada e SHBA, mesazh qytetarëve amerikanë në Tiranë: Shmangni pjesëmarrjen në protestë, vendosni në prioritet sigurinë tuaj personale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në Shqipëri, në lidhje me protestat që po vijojnë çdo natë para Kryeministrisë.

Sipas deklaratës, edhe pse tubimet shpesh nisin në mënyrë paqësore, ato mund të përshkallëzohen dhe të shtrihen në zona të tjera, përfshirë institucione shtetërore. Po ashtu, pritet prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh, devijime trafiku dhe kufizime lëvizjeje gjatë zhvillimit të protestave.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin demonstratat, të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë gjithmonë një plan emergjence në rast përshkallëzimi të situatës.

Në udhëzimet e saj, përfaqësia diplomatike rekomandon gjithashtu monitorimin e mediave lokale, shmangien e shpërqendrimeve në publik dhe ruajtjen e një profili të ulët gjatë lëvizjeve në zonat ku zhvillohen tubime.

Njoftimi vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej disa ditësh dhe autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë përreth institucioneve kryesore shtetërore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close