LajmeRajon

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka një njoftim shumë të rëndësishëm rreth aplikimeve për viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se e ka reduktuar ndjeshëm numrin e terminëve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza.

Ky vendim i ambasadës gjermane ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë.

Përveç kësaj, nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminat e rezervuar të anulohen.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.  Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës

Related Articles

Back to top button
Close
Close