
Sulmuesi i Argjentinës, Julián Alvarez, ka dhënë një deklaratë emocionuese para gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke theksuar se e gjithë skuadra është e bashkuar me një mision të vetëm – ta ndihmojë Lionel Messi të ngrejë edhe një herë trofeun më të madh të futbollit.
“Ne do të japim gjithçka për t’u siguruar që Messi ta fitojë sërish Kupën e Botës,” u shpreh Álvarez.
Sulmuesi i Atletico Madridit shtoi se çdo ndeshje në këtë Botëror ka një rëndësi të veçantë për kapitenin argjentinas.
“Çdo ndeshje është një betejë për të,” deklaroi ai.
Messi dhe Argjentina kanë siguruar një vend në gjysmëfinale, ku do të përballen me Anglinë, ndërsa “Albicelestët” synojnë të mbrojnë titullin e kampionit të botës.
Brenda skuadrës argjentinase ekziston bindja se ky mund të jetë Botërori i fundit i Messit, çka e bën misionin për ta shpallur sërish kampion edhe më të veçantë.



