LajmeMaqedoni

Altrim Mamuti rikujton kohën e hapjes të Institutit Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve nga Arbën Xhaferi

Nga Altrim Mamuti
ME SHKAS!!!
Në hapjen e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut aso kohe vetëm Republika e Maqedonisë viti 2007, unë si aktorë i sapodiplomuar kisha nderin që të interpretoj një poezi përpara qeverisë së asaj kohe me kryeministër Nikolla Gruevskin kryetarin e PDSH- së Arbën Xhaferin dhe diplomatëve europian.
Unë bëra një kollazh vargjesh nga rilindasit tanë dhe do mundohem tua them vetëm disa vargje nga Gjergj Fishta dhe Mitrush Kuteli që i kisha zgjedhur!
Pra, mallkue njai bir Shqyptari
qi këtë gjuhë të Perëndis
trashigim, që na la i Pari
trashigim s’ia len ai fmis
edhe atij iu thaftë, po, goja
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore.
Se jam këtu kur s’kish njeri,
kur s’kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri:
kur nga një det në tjatrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do të jem
-dem baba dem-
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri
E më kujtohet si sot Arbër Xhaferi qe i gëzuar nga këto vargje sepse ishin mësuar aso kohe që artistët të recitojn para politikanëve të huaj për livadhe fusha e bilbila!

Related Articles

Back to top button
Close
Close