LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa tkuret edhe në Kumanovë – djali mixhës të këshilltarit të AAA kalon tek partia e Arjanit Hoxhës

  • Alternativa humb terren edhe në Kumanovë – djali mixhës të këshilltarit të AAA kalon tek partia e Arjanit Hoxhë

Partia politike “Alternativa” ndodhet para një krize të madhe strukturore, gjersa zërat e ndryshëm brenda saj thonë se kjo parti po shkon drejt shuarjes së saj.
Pas përplasjeve të mbrendshme strukturore dhe shuarjes së degëve në nivel republikan, sot partia “Alternativa” ka filluar të humb terren edhe në Kumanovë.
Sipas burimeve mbrenda kësaj partie në degën e Kumanovës, marrim vesh se djali i mixhës së këshilltarit komunal nga AAA, Driton Sulejmani, ka kaluar në partinë e Arjanit Hoxhës – PDE. Bëhet fjalë për doktorin nga Kumanova, Ylber Sejfedini, i cili njëkohësisht është djal axhe i Driton Sulejmanit nga Alternativa, ndërsa këta dy nga kumanovarët njihen si nipat e komunistit shqiptar, Sefer Sejfedini.

Aderimin e doktorit të mirënjohur në Kumanovë, Ylber Sejfedini, e ka mirëpritur edhe kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, i cili nëpërmjet rrjetit social facebook ka shkruar:

Thirrjes së #PDE për ndërtimin e gjeneratës së re politike iu përgjigj pozitivisht Doktori Ylber Sejfedini.
Dr.Ylberi është një profesionist i përkushtuar në sferën e mjekësisë i cili së shpejti do të merr edhe titullin Doktor Specialist i Neurologjisë.
Dr.Ylberi është i punësuar në Klinikën universitare për sëmundje neurologjike në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” – Shkup.
Gjatë karierës së tij Dr Ylberi ka punuar edhe si Profesor në Shkollën e Mesme mjekësore “Maria Kiri” në Shkup, poashtu edhe si mjek në ndihmën e shpejtë si dhe ka qenë një ndër doktorët që kanë menaxhuar pandeminë Covid-19.
Edhe pse i ri në moshë ai mban titullin e Magjistrit të Shëndetit Publik dhe është autor i librit “Urgjencat mjekësore dhe trajtimi i tyre”.
Dr.Ylberi është shembulli i të riut profesionist i cili vendos që të kyçet aktivisht në politikë për të kontribuar në ndërtimin e gjeneratës së re të politikanëve.
Me këso kuadro ne jemi në rrugën e drejtë për të arritur synimet tona.
🔴🔵🟡
#pde

Related Articles

Back to top button
Close
Close