
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar 34 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut duke shkruar se “Ata u bënë rreze drite në përmbushjen e idealit të lirisë së Kosovës dhe vepra e tyre vazhdon të jetë frymëzim për trasimin e rrugës së përparimit të saj.” shkruan Top24
Në çdo kohë, kombi ynë ka pasur breza të gatshëm për të qëndruar në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar, të lirisë dhe idealeve të përparimit.
Të atillë ishin Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dy shokë ideali që gjithë intelektin dhe guximin atdhetar e vendosën në shërbim të kauzës sonë të drejtë kombëtare.
Mbyllën sytë heroikisht ballë për ballë armikut 34 vjet më parë, por kushtrimin e tyre të lirisë nuk arritën ta shuajnë asnjëherë. Ata u bënë rreze drite në përmbushjen e idealit të lirisë së Kosovës dhe vepra e tyre vazhdon të jetë frymëzim për trasimin e rrugës së përparimit të saj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për madhështinë e veprës së tyre kombëtare!
Lavdi!



